Home Aktualitet E fundit/ Shënohet një tjetër rekord në vend, ndërrojnë jetë dy pacientë
E fundit/ Shënohet një tjetër rekord në vend, ndërrojnë jetë dy pacientë
0

E fundit/ Shënohet një tjetër rekord në vend, ndërrojnë jetë dy pacientë

0
0

155 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 95 pacientë, 12 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa 4 të intubuar.

Ndërkaq mësohet se gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betën me sëmundjen 2 pacientë nga Tirana me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ekspertë të Ministrisë njoftojnë gjithashtu se listës së të shëruarve i janë shtuar gjithashtu edhe 55 persona të tjerë, duke e çuar në 3871 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

Gjatë komunikimit të përditshëm me mediat lidhur me situatën e krijuar nga COVID-19, ekspertë të Ministrisë kanë ripërsëritur apelin për të mbajtur maskat në ambjente të mbyllura dhe për të respektuar rregullat e higjenës.

https://www.youtube.com/watch?v=hnBypjJ702A

Link: https://www.youtube.com/watch?v=hnBypjJ702A

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/