Home Aktualitet Ermal Fejzullahu në zi, këngëtari humbet njeriun e shtrenjtë të familjes
Ermal Fejzullahu në zi, këngëtari humbet njeriun e shtrenjtë të familjes
0

Ermal Fejzullahu në zi, këngëtari humbet njeriun e shtrenjtë të familjes

0
0

Xhaxhai i këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu, Shefki Fejzullahu ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka dhënë fillimisht, vëllai i tij, këngëtari  Sabri Fejzullahu, ndërsa më pas vetë Ermali.

Sabriu ka postuar një foto ku pozon me vëllain ndërsa shkruan: “Shkove shpejt abej, do më mungosh shumë. Të Zotit jemi, tek ai do të kthehemi. Shpirti yt u bëftë dritë”, thotë ai krahas fotos.

Ndërsa Ermali ka postuar në instastory një foto të vjetër me xhaxhain ndërsa shkruan: “U prehsh në paqe axha jem Shefki Fejzullahu”.

Ndërkaq në postimin e Sabriut nuk kanë munguar mesazhet ngushëlluese nga ana e miqve dhe fansave të këngëtarëve të cilët kanë shprehur mbështetje dhe solidaritet në një moment të tillë të vështirë.

https://www.instagram.com/p/CEBn2WcjkPI/

Link: https://www.instagram.com/p/CEBn2WcjkPI/

ERmali

Link: https://www.instagram.com/ermal.fejzullahu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BfWyt4DAv96/