Merret vendimi për vitin shkollor, ja kur nis dhe si do të zhvillohet mësimi – ArkivaNews
Home Aktualitet Merret vendimi për vitin shkollor, ja kur nis dhe si do të zhvillohet mësimi
Merret vendimi për vitin shkollor, ja kur nis dhe si do të zhvillohet mësimi
0

Merret vendimi për vitin shkollor, ja kur nis dhe si do të zhvillohet mësimi

0
0

Në javën e dytë të shtatorit pritet të nisë procesi mësimor në sistemin parauniversitar në të gjithë vendin.

Ministrja e Arsimit Besa Shahini gjatë një komunikimi për mediat njoftoi se tashmë jemi vetëm 4 javë para nisjes së procesit mësimor, dhe sipas një pyetësori, 87% e të pyeturve janë pro rikthimin në bankat e shkollës, ndërsa 13% kanë menduar se është më mirë të vijohet online.

Shahini tha gjithashtu se janë parashikuar disa skenarë për mundësinë e hapjes së shkollave,

Sipas saj ka disa shkolla ku ka një numër jo të lartë nxënësish ku mund të vijohet normalisht mësimi duke garantuar të gjitha kushtet e higjenës.

Ka disa shkolla të tjera pastaj që kanë një numër më të lartë nxënës, por që do të organizohen në një mënyrë tjerë, duke i ndarë në grupe më të vogla ose duke i çuar në shkollat më të afërta.

https://www.youtube.com/watch?v=RJlJT48Kf-U&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=RJlJT48Kf-U&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDLrMEzgTXY/