Home ShowBiz “Sa gjynaf…”, Eduardi shfaqet i mërzitur, Arbana tregon çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre
“Sa gjynaf…”, Eduardi shfaqet i mërzitur, Arbana tregon çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre
0

“Sa gjynaf…”, Eduardi shfaqet i mërzitur, Arbana tregon çfarë po ndodh në shtëpinë e tyre

0
0

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj janë padyshim një prej çifteve më të përfolura.

Ata të dy do të bëhen shumë shpejt prindër të një djali dhe ka qenë vetë Arbana që e dha lajmin disa muaj më parë.

Ndërkaq ata të dy i shohim vazhdimisht aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë herë pas here foto dhe video shumë të veçanta nga udhëtimet apo nga momentet së bashku.

Mbrëmjen e djeshme ata të dy kanë qenë duke parë në shtëpi finalen e Champion League dhe Eduardi si një tifoz i Bayern-it fillimisht është mërzitur me rrjedhën e lojës, duke pritur me padurim golin e skuadrës së tij të preferuar.

Në një video të postuar në instagramin e Arbanës, shohim Eduardin i cili sheh  i mërzitur ndeshjen, ndërsa Arbana shkruan: “Sa gjynaf”, në një tjetër video shkruan: “Spo na nderon Bayern sot”

Megjithatë fundi është i lumtur, pasi ajo ka filmuar edhe momentin e golit, kur Eduardi i lumtur hidhet përpjetë nga gëzimi ndërsa shkruan: “Shpëtuam shyqyr”

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3XsV4qgps4/