Rudina Dembacaj është një prej personazheve që është vënë në qendër të vëmendjes më shumë se kushdo tjetër.
Ajo u përfol fillimisht për ndarjen nga bashkëshorti e më pas për lidhjen me ish deputetin Mark Froku.
Aktualisht ajo dhe Marku po jetojnë së bashku dhe i shohim shumë aktiv në rrjetet sociale ku ndajnë momentet të bukura së bashku.
Së fundmi aktorja ka humbur të atin dhe mbështetjen e gjeti tek njerëzit e saj të dashur, një prej të cilëve është edhe partneri i saj.
Ajo ka postuar në instagram një foto ku pozon së bashku me Markun ndërsa shkruan: “Vështirësitë të forcojnë zemër, kështu më thotë çdo ditë”, duke treguar kështu se si arrin ta motivojë ish deputeti në këto momente të vështira.
Rudina e pranoi publikisht lidhjen me Markun në fillim të këtij viti, pak pasi konfirmoi ndarjen nga bashkëshorti.
https://www.instagram.com/p/CESEJcqHTvY/Link: https://www.instagram.com/p/CESEJcqHTvY/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBSaZ4wn-xB/