Home ShowBiz Pjesë e klipit të Duas mund të jesh edhe ti, ja çfarë ka ndër mend këngëtarja
Pjesë e klipit të Duas mund të jesh edhe ti, ja çfarë ka ndër mend këngëtarja
0

Pjesë e klipit të Duas mund të jesh edhe ti, ja çfarë ka ndër mend këngëtarja

0
0

Këngëtarja Dua Lipa do të organizojë shumë shpejt klipin e një prej këngëve të saj dhe për këtë ka menduar një mënyrë krejt origjinale.

Ajo ka vendosur të përfshijë në klip të gjithë fansat e saj të cilët nëse duan mund të marrin pjesë në një audicion duke dërguar videon e tyre në tik tok me hashtagun “Dua video”

Këngëtarja ka shpjeguar se të gjithë mund të dërgojnë një video koreografie, make up apo  animimi ndërsa në sfond duhet të jetë kënga Levitating.

Dua do të përzgjedhë videot më cilësore për ti bërë pjesë të klipit të saj.

Kështu nëse dikush dëshiron të bëhet pjesë e klipit të këngëtares së njohur mjafton të realizojë një video të këndshme dhe të vendosë hashtagun përkatës dhe shumë shpejt do ta shohë veten në klipin e një prej këngëve më të suksesshme të këngëtares shqiptare.

Link: https://www.instagram.com/dualipa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDOqmXYsgIm/