Këngëtarja Enca ka nisur së fundmi pushimet dhe ndodhet aktualisht me familjen në Turqi.
Atë e shohim teksa poston foto dhe video të ndryshme nga resorti ku po pushon.
Këngëtarja ka filmuar gjithashtu një çift ku ajo që të bie në sy është partneri i cili është future në pishin për ti bërë foto të dashurës e cila ka hipur mbi një flamingo ngjyrë rozë.
“Arsyeja kryesore përse duhet një i dashur”, shkruan Enca krahas videos ndërsa më pas thotë se partneri i vajzës po bën një punë të shkëlqyer ndërsa po i pyet fansat se kush do të bëhet i dashuri i saj vetëm për një ditë sa për një seancë fotosh.
Në fakt Enca ka të drejtë, kush më mirë se një i dashur mund të ti realizojë fotot gjatë pushimeve.
Pasi me humor hapi aplikimet për një të dashur, Enca ka publikuar gjithashtu edhe disa prej përgjigjeve gjithë humor nga ana e ndjekësve të cilët i thonë se dinë të bëjnë shumë mirë foto.
Link: https://www.instagram.com/enca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDjqPumnWwK/