Home ShowBiz “Gëzuar ditëlindjen Boss”, Luana surprizohet nga stafi për ditëlindje
“Gëzuar ditëlindjen Boss”, Luana surprizohet nga stafi për ditëlindje
0

“Gëzuar ditëlindjen Boss”, Luana surprizohet nga stafi për ditëlindje

0
0

Luana Vjollca ka festuar 29 vjetorin e lindjes një ditë më parë.

Ajo ka treguar hap pas hapi se si është surprizuar në mesnatë me trëndafila, tullumbaca, torta e fishekzjarre si dhe gjithë urimet që mori nga miqtë, fansat dhe të afërmit e saj.

Por surprizat kanë vijuar edhe gjatë ditës.

Moderatorja është surprizuar nga kolegët e saj të punës menjëherë sapo shkoi në zyrë.

Ata i kishin zbukuruar zyrën, ndërsa i kishin përgatitur një tortë të veçantë me dy ngjyra të kuqe dhe blu që simbolizonin ngjyrat e skuadrave të “Shiko kush luan”.

“Si fillim sezoni televiziv ditëlindja më gjeti në punë, faleminderit stafit më të mirë që kam se janë të tilla surpriza e momente që të mbushin! Na shkoftë kështu ky sezon. Ps: Herë tjetër dikush të më thotë që të paktën të rregulloj flokët dhe po pres ende përgjigje si e hapët zyrën time”, shkruan ajo krahas videos ku tregon se si është surprizuar sapo ka hapur derën e zyrës.

https://www.instagram.com/p/CEpLbKVHm5-/

Link: https://www.instagram.com/p/CEpLbKVHm5-/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDMRzJfHhFZ/