Home ShowBiz Luana kthehet nga puna e lodhur, por në shtëpi e pret një super surprizë
Luana kthehet nga puna e lodhur, por në shtëpi e pret një super surprizë
0

Luana kthehet nga puna e lodhur, por në shtëpi e pret një super surprizë

0
0

Moderatorja Luana Vjollca festoi dy ditë më parë 29 vjetorin e lindjes.

Ajo tregoi se si u surprizua në mesnatë me lule, tullumbaca, fishekzjarre dhe shumë urime, ndërsa ndau me miqtë e saj momentet më të bukura nga festa.

Por duket se lulet dhe dhuratat për Luanën nuk kanë të sosur.

Një surprizë Luana e mori edhe nga stafi i saj, të cilët e pritën me torta dhe dhurata në zyrën e saj ndërsa i bënë dhuratë të stampuar në qelq logon e “Shiko kush luan”

E pas kësaj dite të bukur Luana është rikthyer në shtëpi ku e presin tufa gjigande me lule dhe dhurata të ndryshme të dhuruara për ditelindje nga miq, fansa dhe të afërm të saj.

“Të kthehesh në shtëpi nga një ditë e lodhshme pune dhe të gjesh këtë”, dëgjohet të thotë Luana në video ndërsa e falënderon të gjithë ata që u bënë pjesë e ditëlindjes së saj me urime speciale dhe dhurata.

Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDMRzJfHhFZ/