Home ShowBiz Set fotografik në 60 vjetorin e martesës, ky çift simpatik po bën xhiron e rrjetit
Set fotografik në 60 vjetorin e martesës, ky çift simpatik po bën xhiron e rrjetit
0

Set fotografik në 60 vjetorin e martesës, ky çift simpatik po bën xhiron e rrjetit

0
0

Një çift nga Nebraska i thanë “po” njëri tjetrit 60 vite më parë dhe për ta kujtuar këtë ditë ata kanë realizuar një set shumë të veçantë fotografik.

Të veshur me të njëjtat rroba si 60 vite më parë Marvin me kostumin e dhëndrit dhe Lucille me fustanin e nusërisë kanë vendosur të realizojnë një set fotografik duke treguar se sa të dashuruar janë edhe pas kaq kohësh.

88 vjeçari dhe bashkëshortja e tij 81 vjeçe shihen tejet të lumtur teksa pozojnë të kapur përdore.

Katie Autry është fotografia që realizoi setin e tyre fotografik dhe krahas disa fotove të shpërndara në instagramin e saj tregon se si i janë përgjigjur ata të dy lidhur me sekretin e një martese të gjatë dhe të lumtur.

“Punoni fort, jini të sjellshëm me njëri tjetrin, mendo përpara se të flasësh, mbështetuni në forcën e njëri tjetrit për të tejkaluar çdo dobësi, bëhuni të fortë në fatin tuaj”, ishin disa prej këshillave që ata të dy i kanë respektuar gjatë viteve së bashku.

https://www.instagram.com/p/CETRv_OgpZs/

Link: https://www.instagram.com/p/CETRv_OgpZs/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/zmMtb3PtsrE