Reperi Stresi e ka treguar gjithmonë se të ëmën e ka pikë të dobët.
Në çdo intervistë apo studio televizive ku ka qenë i ftuar, Stresi e ka përmendur gjithmonë të ëmën, duke treguar raportin e veçantë që ka me të.
Reperi i ka dedikuar asaj edhe një këngë, ndërsa nuk mungojnë as dedikimet në rrjetet sociale.
Në një video ku shfaqet me të ëmën Stresi vendos ti dedikojë asaj disa fjalë zemre duke i emocionuar të gjithë.
“I lumtur me jetën time. Çdo ditë e më shumë mërzitem për nënë time, vitet ikin. Duhet t’ju përkushtohemi çdo ditë sa të mundemi nga pak. Nëna s’duhet hedhur nga mendja asnjë çast. Zoti i bekoftë e iu dhëntë jetën e gjatë nënave tona”, shkruan ai krahas videos teksa kalon disa momente të këndshme pranë nënës.
Link: https://www.instagram.com/stresi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB306xtJYBU/