Home ShowBiz Arkiva shqip me fakte përballë Albëries, këngëtarja degradon në fyerje dhe ikën nga emisioni
Arkiva shqip me fakte përballë Albëries, këngëtarja degradon në fyerje dhe ikën nga emisioni
0

Arkiva shqip me fakte përballë Albëries, këngëtarja degradon në fyerje dhe ikën nga emisioni

0
0

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj dhe “Arkiva Shqip”, janë përfshirë së fundmi në një debat i cili lindi pas një statusi fyes të këngëtares Alberie Hadërgjonaj në instagramin e saj.

Këngëtarja pasi ndërpreu marrëdhënien e bashkëpunimit me “Arkiva Shqip” ka hedhur baltë mbi kompaninë me pretendimin se kjo e fundit ka përfituar nga djersa e këngëtares dhe i ka dëmtuar karrierën duke i fshirë të gjitha materialet nga kanali.

Nisur nga gjithë zhurma e krijuar ditët e fundit, pronarët e “Arkiva Shqip”, Anxhela Faber dhe Aldor Nini janë përballur me këngëtaren live në studion e emisionit “Ftesë në 5” në “Top Channel” ku kanë  sqaruar opinionin publik, por edhe vetë këngëtaren për gjithë situatën e krijuar.

Më konkretisht këngëtares i është ofruar nga kompania ashtu si çdo artisti tjetër që dëshiron shkëputjen të vazhdojë ti mbajë këngët e vjetra në kanal, por ajo nuk e ka pranuar ofertën duke kërkuar që këngët ti mbante në të dyja kanalet gjë që është e pamundur dhe si rrjedhim vetë këngëtarja ka kërkuar fshirjen  e këngëve nga kanali me anë të nënshkrimit të një dokumenti që është vënë ne dispozicion gjatë emisionit.

Pronarët e kompanisë në fjalë kanë hedhur poshtë me fakte, pretendimet e këngëtares se nuk është mbështetur dhe promovuar gjatë kohës së bashkëpunimit.

Këngëtarja është klasifikuar si një artiste e kategorisë A, pavarësisht faktit se gjeneron vetëm 30 euro të ardhura në muaj, fakt ky që është bërë i ditur gjatë emisionit nga vetë drejtori i kompanisë Aldor Nini.

Emisioni filloi me kërcënime nga ana e këngëtares dhe përfundoi me një video ku Albëria pranoi shantazhin e bërë ndaj kompanisë.

Fyerjet dhe degradimi i saj kanë arritur deri në atë pikë sa këngëtarja është larguar nga emisioni gati duke thyer mjetin e saj të komunikimit.

https://www.youtube.com/watch?v=n5LT0bn3lHs&feature=youtu.be

Link dhe Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=n5LT0bn3lHs&feature=youtu.be