Home ShowBiz “Ishte thjesht një ëndërr..”, Kejsi habit fansat me statusin e fundit
“Ishte thjesht një ëndërr..”, Kejsi habit fansat me statusin e fundit
0

“Ishte thjesht një ëndërr..”, Kejsi habit fansat me statusin e fundit

0
0

Reperi Stresi dhe partnerja e tij Kejsi janë vënë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Historia e tyre e dashurisë ka pasur ulje ngritje të vazhdueshme dhe shpesh herë ata të dy kanë dhënë deklarata të ndryshme.

Vetë Stresi ka thënë se aktualisht ai dhe Kejsi janë në një pausë, por gjatë kësaj periudhe i kemi parë herë të lumtur dhe herë të distancuar nga njëri tjetri.

Kejsi ka reaguar së fundmi lidhur me disa lajme, nisur nga një status i saj ku thoshte se takimet e ditës janë më të mirat duke ju referuar llojit të takimeve që realizohen për njohje të reja.

Kjo deklaratë e saj ka bërë që mediat të flasin për një histori të re të për të, pas raportit të vështirë me Stresin, por Kejsi e mohoi duke reaguar madje ashpër lidhur me këtë temë.

Ndërkaq së fundmi ajo ka postuar në instagram foton  e një rruge të gjatë me ulje ngritje të vazhdueshme ndërsa shkruan: “Ishte thjesht një ëndërr”

Nuk e dimë kujt i referohet Kejsi me këtë status, por duke u nisur nga zërat për një tjetër krisje në raportin e saj me Stresin, duket sikur ajo i referohet pikërisht marrëdhënies me Stresin.

https://www.instagram.com/p/CE9UDxogGLy/

Link: https://www.instagram.com/p/CE9UDxogGLy/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CD1okEzAmQd/