Home ShowBiz Sia duke luajtur me dallgët, Ami poston videon më të bukur të vogëlushes
Sia duke luajtur me dallgët, Ami poston videon më të bukur të vogëlushes
0

Sia duke luajtur me dallgët, Ami poston videon më të bukur të vogëlushes

0
0

Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan pak ditë më parë 10 vjetorin e martesës së tyre me një darkë romantike buzë detit.

Ata kujtuan 10 vitet e martesës dhe 15 vitet së bashku me surpriza dhe dedikime për njëri tjetrin, ndërsa morën shumë urime nga miq dhe fansa.

Në këto 10 vite martesë, Ami dhe Ermali janë bërë prindër të dy fëmijëve një djali dhe një vajze.

Vogëlushja Sia është rritur tashmë dhe Ami ka postuar herë pas herë foto dhe video të saj.

Këtë herë ajo ndodhet në plazh së bashku me prindërit të cilët vazhdojnë ende të festojnë 10 vjetorin e martesës.

Në një video të postuar në instagram shohim në sfond një zemër të formuar në breg të detit ndërsa brenda ka gërmën A dhe E, përkatësisht për Ermal dhe Ami.

Në momentin që Ami është duke filmuar zemrën që po laget nga dallgët e detit, brenda në zemër hyn Sia e cila diçka thotë dhe pasi i lagen këmbët largohet.

Vogëlushja ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, ndërsa nuk kanë munguar komentet pozitive dhe zemrat krahas videos.

https://www.instagram.com/p/CFALW7bJwWI/

Link: https://www.instagram.com/p/CFALW7bJwWI/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDcNT6Cp3xe/