Home ShowBiz Ja pasionet e rrezikshme të Rezartës që e bëjnë të ëmën e saj me zemër
Ja pasionet e rrezikshme të Rezartës që e bëjnë të ëmën e saj me zemër
0

Ja pasionet e rrezikshme të Rezartës që e bëjnë të ëmën e saj me zemër

0
0

Rezarta Shkurta ka treguar së fundmi se përveç fotografisë ka pasion edhe zhytjen.

Ajo ka treguar përmes disa videove dhe fotove se si ka evoluar realizimi i fotove me kalimin e viteve, ndërsa zbulon se gjithmonë ka qenë e dashuruar me zhytjen.

Vetëm një ditë më parë ajo postoi një video ku shfaqej nën ujë e veshur si sirenë, një video shumë e veçantë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Por duket se ky pasion i rrezikshëm i Rezartës e shqetëson shumë të ëmën e saj e cila i ka kthyer një përgjigje në videon e saj si sirenë nën ujë.

“Unë mendoj që nëna jote të jetë e qetë, ta mbyllësh këtë aventurë me këtë sirenën”, i shkruan e ëma, ndërsa Rezarta e riposton mesazhin e saj duke shkruar: “Dhe s’kishte si të mungonte komenti i mamit tim që ka një jetë që bëhet me zemër nga pasionet e mia. Mami zgjidh o zhytjen ose hedhjen me parashutë”.

rezartaaa

rezi

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCax6KVpHp3/