Home ShowBiz Çfarë propozimi… Rudina dhe Marku drejt martesës
Çfarë propozimi… Rudina dhe Marku drejt martesës
0

Çfarë propozimi… Rudina dhe Marku drejt martesës

0
0

Aktorja Rudina Dembacaj dhe ish deputeti Mark Froku shumë shpejt do të lidhin kurorë.

Ish deputeti i ka bërë aktores propozim unik gjatë udhëtimit të tyre në Cappadocia të Turqisë dhe ajo nuk mund të thoshte jo.

Rudina ka ndarë në instagram disa foto nga ky moment magjik teksa të dy janë mes balonave me një super pamje, ndërsa Marku i vendos Rudinës unazën në gisht.

“I kishe menduar të gjitha, çdo moment, çdo detaj dhe ja dole mbanë, të më surprizoje dhe të më bëje kaq të lumtur sërish.. As në ëndrrat më të bukura nuk e kisha imagjinur kaq perfekt këtë moment. Faleminderit Zot që të kryqëzoi në jetën time. Të dua shumë”, shkruan Rudina krahas fotove ku ajo dhe Marku shfaqen të lumtur pas propozimit.

Aktorja e bëri publike lidhjen e saj me ish deputetin në fillim të këtij viti.

Që prej atij momenti atë e kemi parë shpesh me foto dhe deklarata dashurie për partnerin e saj.

Ndërkohë krahas fotove shohim komente pafund urime nga miq dhe fansa të çiftit.

https://www.instagram.com/p/CFgzXA_ndCY/

Link: https://www.instagram.com/p/CFgzXA_ndCY/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFU3VuBHRqm/