Home ShowBiz Zbulohet prezantuesja e “Portokollisë”, ja kush do të jetë krah Salsanos
Zbulohet prezantuesja e “Portokollisë”, ja kush do të jetë krah Salsanos
0

Zbulohet prezantuesja e “Portokollisë”, ja kush do të jetë krah Salsanos

0
0

Xhemi Shehu nuk do të jetë më prezantuesja e “Portokalli” këtë sezon.

Një emër tjetër i njohur do të jetë përkrah Salsano Rrapit nën drejtimin e spektaklit të humorit.

Ajo është Eneda Tarifa e cila e ka prezantuar edhe më herët spektaklin dhe tashmë ky lajm është konfirmuar nga aktori Florian Binaj.

Flori me anë të një fotoje në instagram ku pozon pranë Enedës i uron asaj mirë se ardhjen, ndërsa tregon se janë duke u përgatitur për spektaklin e humorit i cili pritet të nisë diku në muajin tetor.

Vetë Eneda nuk e ka konfirmuar lajmin, por një postim i tillë është mëse i mjaftueshëm si konfirmim.

Ndërkaq kujtojmë se Eneda e ka prezantuar për vite më radhë “Portokallinë”, madje edhe si bashkëprezantuese me Xhemin e cila është larguar jo vetëm nga “Portokalli”, por edhe nga ekrani, të paktën këtë nënkupton deklarata e saj e fundit.

Link: https://www.instagram.com/florjanbinaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBtWIppgIZc/