Home ShowBiz “Kam nevojë për një puthje..”, dikush ja plotëson direkt dëshirën Borës
“Kam nevojë për një puthje..”, dikush ja plotëson direkt dëshirën Borës
0

“Kam nevojë për një puthje..”, dikush ja plotëson direkt dëshirën Borës

0
0

Moderatorja Bora Zemani është shfaqur këtë sezon në ekranin e “Top Channel” ku e shohim të drejtojë “Përputhen”.

Ajo u vu së fundmi në qendër të vëmendjes pas zërave për ndarje nga aktori Donald Veshaj me të cilin sezonin e kaluar drejtonte “3-shat” në ekranin e “Vizion Plus”.

Edhe pse as ajo dhe as Donaldi nuk kanë bërë asnjë deklaratë, fakti që nuk ndiqen më në rrjetet sociale dhe që kanë fshirë fotot ku pozonin bashkë tregon se nuk janë më si dikur.

Borën e kemi parë së fundmi aktive në rrjetet sociale ku veç momenteve nga spektakli shohim të postojë video e foto edhe me të birin Arborin.

Në një video të fundit në instagram, Bora shfaqet e shtrirë në shtrat ndërsa thotë se ka shumë nevojë për një puthje.

Pranë saj është Arbori i cili shkon menjëherë pranë saj për ta puthur dhe më pas e dëgjojmë teksa i thotë të ëmës se e do shumë.

Kjo video shumë e këndshme mes tyre, tregon qartë raportin e shkëlqyer që ata të dy kanë me njëri tjetrin dhe që Bora e tregon vazhdimisht me foto dhe video të postuara herë pas here në rrjetet sociale.

Link: https://www.instagram.com/borazemani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFfAVs1DHEj/