Rudina Dembacaj dhe Mark Froku janë vënë së fundmi në qendër të vëmendjes.
Aktorja mori një super propozim për martesë në Cappadocia dhe këtë e tregoi vetë ajo me anë të një postimi në instagram ku tregoi momentin magjik dhe emocionet e veçanta.
Rudina është shumë aktive në rrjetet sociale ku e shohim të postojë herë pas herë foto e video duke ndarë me fansat momente të ndryshme nga jeta e saj si profesionale ashtu edhe private.
Në një video të postuar në YouTube, Rudina ka treguar me detaje momentin e udhëtimit dhe më pas propozimit.
Në një moment gjatë darkës ajo i thotë partnerit: “O Mark Froku ta hëngsha buzën” dhe ai ndërsa është duke i ngrënë i thotë: “A do I postosh të gjitha këto, tip aske luajtur mendsh”.
Rudina më pas dëgjohet të thotë duke qeshur: “Nuk e kuptoj pse thua kështu, kur ti e di që kam në plan ti postoj.
Rudina dhe Marku e bënë publike lidhjen e tyre në janar të këtij viti, ndërsa aktorja aktualisht është duke jetuar me partnerin dhe familjen e tij.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=G_Vu9glmCEg&feature=youtu.be
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFU3VuBHRqm/