Home ShowBiz Shtatëzanë për herë të parë, Afërdita zbulon gjininë e bebit
Shtatëzanë për herë të parë, Afërdita zbulon gjininë e bebit
0

Shtatëzanë për herë të parë, Afërdita zbulon gjininë e bebit

0
0

Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl do të bëhen prindër për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë vetë modelja me një foto shumë të këndshme teksa pozon me partnerin duke buzëqeshur.

Ajo mban veshur një fustan të shkurtër ngjyrë rozë ndërsa duket pak barku i rrumbullakosur.

“Ne do të bëhemi me djalë, vogëlushi Kindl vjen në mars të 2021”, shkruan ajo krahas videos ku zbulojnë se do të bëhen me djalë.

Ata të dy kanë marrë pafund urime nga miq dhe fansa të tyre, të cilët nuk i kanë kursyer urimet për prindërit e ardhshëm.

Jakub dhe Afërdita janë të martuar prej më shumë se dy vitesh.

Ata lidhën kurorë në një ceremoni shumë të veçantë buzë detit në Miami.

https://www.instagram.com/p/CF9-5hOp-ZT/

Link: https://www.instagram.com/p/CF9-5hOp-ZT/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6xuYWWI9yW/