Home ShowBiz Janë kthyer bashkë.., Mozzik dhe Loredana dalin zbuluar
Janë kthyer bashkë.., Mozzik dhe Loredana dalin zbuluar
0

Janë kthyer bashkë.., Mozzik dhe Loredana dalin zbuluar

0
0

Ata janë një prej çifteve më të përfolura të showbizit, sidomos pasi deklaruan ndarjen.

Që prej asaj kohe e deri më sot Loredana dhe Mozzik janë përfolur vazhdimisht për ulje ngritje në marrëdhënien e tyre.

Mozzik deklaroi kohë më parë në një intervistë se nuk ka asnjë mundësi kthimi me Loredanën, ndërsa në spektaklin “Shiko kush luan”, dy javë më parë vendosi të mos përgjigjet fare lidhur me këtë pyetje duke bërë vetëm një buzëqeshje.

Por së fundmi disa detaje tregojnë se ata të dy mund të jenë rikthyer sërish bashkë.

Fillimisht u panë bashkë në aeroportin e Prishtinës ditën që Loredana u kthye në Kosovë.

Së fundmi i kemi parë gjithashtu të postojnë foto ku tregojnë se ndodhen në të njëjtat vende.

Konkretisht Mozzik ka postuar një foto bardh e zi në një makinë dhe në sfond duket e njëjta shtëpi ku ka postuar një video edhe Loredana.

Edhe pse Mozzik është munduar ta fshehë në fakt disa detaje tregojnë qartë që janë bashkë në të njëjtin vend dhe ndoshta edhe mund të jenë rikthyer sërish me njëri tjetrin.

mozzik

Link: https://www.instagram.com/loredana/https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CECGpU0jbYF/https://www.instagram.com/p/CFetusDlON7/