Home ShowBiz Vajza e Granitit feston 1 vjetorin, zbulohen pamjet nga festa private
Vajza e Granitit feston 1 vjetorin, zbulohen pamjet nga festa private
0

Vajza e Granitit feston 1 vjetorin, zbulohen pamjet nga festa private

0
0

Vajza e futbollistit Granit Xhaka Ayana feston sot një vjetorin e lindjes.

Futbollisti dhe bashkëshortja e tij i kanë organizuar vogëlushes një festë shumë të bukur, ku mbizotëron një super dekor me tullumbaca të bardha e ngjyrë ari, si dhe shumë trendafila.

Vogëlushja pozon e buzëqeshur në një vaskë të vogël ndërsa në kokë mban një kurorë me lule.

“Gëzuar ditëlindjen, princesha ime e bukur. Nuk mund ta besoj që je zyrtarisht një vjeç. Faleminderit që më bën gjithmonë të buzëqesh. Jam babai më i lumtur në botë për shkakun tënd”, shkruan Graniti krahas fotos së të bijës.

Edhe bashkëshortja e tij Leonita ka sjellë bashkë me një foto shumë të bukur të së bijës një urim mjaft emocionues.

“Gëzuar ditëlindjen e parë ëngjëlli im I bukur. Nuk mund ta besoj që u bërë një vjeç ku fluturoi koha? Falënderoj Zotin për çdo ditë. Ti je bota ime, gjithçkaja ime, të dua kaq shumë ëngjëlli im”, shkruan Leonita në një foto të së bijës nga festa ku vogëlushja pozon me një fustan të bardhë.

Krahas fotove shohim se nuk mungojnë mesazhet e miqve dhe fansave të çiftit, të cilët i urojnë vogëlushes shumë vite të lumtura.

https://www.instagram.com/p/CGCLDqSjYMV/

Link: https://www.instagram.com/p/CGCLDqSjYMV/

https://www.instagram.com/p/CGCLDuMjbpR/

Link: https://www.instagram.com/p/CGCLDuMjbpR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6BIdPTgEN8/