Home ShowBiz Eneda e quajti Xhemin gazmore, Arbana e thumbon publikisht
Eneda e quajti Xhemin gazmore, Arbana e thumbon publikisht
0

Eneda e quajti Xhemin gazmore, Arbana e thumbon publikisht

0
0

Këngëtarja Eneda Tarifa është rikthyer sërish në “Portokalli” si moderatore.

Ajo ishte e ftuar në emisionin “Shiko kush luan”, këtë të shtunë dhe i është thënë ti përshkruaj më një fjalë prezantueset në vite të “Portokalli”.

Kur i ka ardhur radha Xhemit, Eneda e ka quajtur gazmore, por përgjigjen për këtë koment ndaj Xhemit e ka marrë nga mikesha e saj Arbana.

Xhemi ka komentuar me humor në një foto të Arbanës duke i thënë: “Moj po vjen dhe viti i ri, prapë s’po lind”, ndërsa Arbana i është përgjigjur: “Je gazmore si tip, kot s’thonë”, duke u kundërpërgjigjur kështu me ironi për përgjigjen e Enedës.

Kujtojmë se Xhemi dhe Eneda dikur kanë prezantuar bashkë “Portokallinë”, ndërsa pas largimit të këngëtares, Xhemi ka prezantuar e vetme përkrah Salsanos.

Këtë sezon, Eneda është rikthyer pas disa vitesh, por pa Xhemin.

https://www.instagram.com/p/CGMhfrHgeN_/

xhemi

arbanaaa

Link: https://www.instagram.com/p/CGMhfrHgeN_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6_drfHgfVt/, https://www.instagram.com/p/CFekpXGFpBo/