Home ShowBiz Prezantuesja e njohur, rezulton pozitive, detyrohet të izolohet
Prezantuesja e njohur, rezulton pozitive, detyrohet të izolohet
0

Prezantuesja e njohur, rezulton pozitive, detyrohet të izolohet

0
0

Prezantuesja e njohur italiane Alessia Marcuzzi që prej kohësh drejtonë “Le iene” ka rezultuar e infektuar me SARS-COV2.

Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja në një lidhje direkt gjatë emisionit të cilin duhej ta drejtonte nga studio së bashku me kolegun e saj Nicola Savino.

Alessia tha se një mike e vajzës së saj rezultoi pozitive dhe ajo për merak dhe duke qënë se pas disa ditësh do ti duhej të udhëtonte me tren, i është nënshtruar testit dhe fatkeqësisht ka rezultuar pozitive.

Nga të gjithë anëtarët e saj të familjes vetëm ajo ka rezultuar pozitive dhe menjëherë është izoluar duke respektuar të gjitha masat për të mos infektuar persona të tjerë.

Moderatorja, aktualisht nuk ka asnjë simptomë, ndërsa ka postuar në instagram një video përshëndetëse nga kolegu i saj që e përshëndet direkt nga ambjentet e studios.

https://www.instagram.com/p/CGBDdS_hk_C/

Link: https://www.instagram.com/p/CGBDdS_hk_C/

Link: https://www.instagram.com/alessiamarcuzzi/

Burimi i lajmit: https://www.ilfattoquotidiano.it/2020/10/13/alessia-marcuzzi-e-positiva-al-coronavirus-lannuncio-in-diretta-a-le-iene-ora-dovro-fare-tutti-gli-accertamenti/5965166/

Burimi i lajmit: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY