Home Aktualitet Rriten frikshëm shifrat, 4 persona ndërrojnë jetë mes tyre një 37 vjeçar
Rriten frikshëm shifrat, 4 persona ndërrojnë jetë mes tyre një 37 vjeçar
0

Rriten frikshëm shifrat, 4 persona ndërrojnë jetë mes tyre një 37 vjeçar

0
0

289 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, një shifër kjo në rritje krahasuar me ditët e kaluara.

113 raste janë rregjistruar vetëm në Tiranë, ndërsa vijon numri i lartë i rasteve në Fier, Durrës, Vlorë e Korçë.

Ndërkaq fatkeqësisht kanë ndëruar jetë katër persona mes të cilëve një 37 vjeçar nga Korça pa sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjithashtu ka ndëruar jetë një 52 vjeçare nga Mirdita, një 81 vjeçar nga Tirana dhe një 85 vjeçar nga Fieri.

Aktualisht nëpër spitale janë duke u trajtuar 255 pacientë, 21 në terapi intensive dhe katër të intubuar.

Numrit të të shëruarve ndërkohë i janë shtuar edhe 93 persona të tjerë duke e çuar në 9957 numrin e të shëruarve që prej fillimit të pandemisë.

Link dhe Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY