Home ShowBiz Në muajin e pestë të shtatëzanisë, Afërdita ndryshon papritur look
Në muajin e pestë të shtatëzanisë, Afërdita ndryshon papritur look
0

Në muajin e pestë të shtatëzanisë, Afërdita ndryshon papritur look

0
0

Modelja Afërdita Dreshaj në shkurt të vitit që vjen do të bëhet për herë të parë nënë.

Ajo dhe partneri i saj, lojtari profesionist i hokey Jakub Kindl do të bëhen prindër të një djali.

Modelja është aktualisht në muajin e pestë të shtatëzanisë dhe pavarësisht se ka kaluar më shumë se gjysmën e rrugëtimit, vështirë se e dallon prej barkut ende të vogël.

Madje ajo vijon të ushtrohet si më parë duke bërë ushtrime, ndërsa ka vendosur gjithashtu edhe të ndryshojë look duke i habitur fansat.

Ajo është shfaqur me flokë në ngjyrë rozë së bashku me mikeshën e saj.

Ato të dyja kanë vendosur ti bëjnë flokët në të njëjtën ngjyrë dhe në videon e postuar në instagram duken gati njësoj.

Afërdita duket mjaft mirë edhe me këtë ngjyrë të re flokësh, pavarësisht se jemi mësuar që gjatë gjithë kohës ta shohim bionde.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFm4Twdpd4g/