Home ShowBiz Janë divorcuar, por Rudina publikon papritur videon e ish bashkëshortit
Janë divorcuar, por Rudina publikon papritur videon e ish bashkëshortit
0

Janë divorcuar, por Rudina publikon papritur videon e ish bashkëshortit

0
0

Aktorja Rudina Dembacaj është vënë në fillim të këtij viti në qendër të vëmendjes.

Pas ndarjes nga bashkëshorti me të cilin ka edhe një vajzë ajo bëri publike muaj më parë lidhjen e saj me ish deputetin Mark Froku.

Së fundmi ajo ka treguar gjithashtu se ka marrë edhe një propozim për martesë gjatë një udhëtimi në Cappadocia të Turqisë pak kohë më parë.

Por pavarësisht se është ndarë nga bashkëshorti dhe tashmë është në një raport të ri, Rudina e ka treguar herë pas herë se me Aleksin, babin e vajzës së saj, ruan një raport shumë të mirë.

Këtë e vërteton herë pas herë edhe në rrjetet sociale ku së fundmi ka publikuar një video të Aleksit që po luan me Viktorian.

Vogëlushja në një moment i thotë babit që t’ja tregojë mamit këtë video dhe Rudina e ka publikuar këtë video në instagramin e saj, ku Aleksi dëgjohet ti thojë të bijës se do t’ja tregojë edhe mamit këtë video.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsbH_cvArfF/, https://www.instagram.com/p/CGzqDWBH9OC/