Home ShowBiz Kombinuar njësoj me të bijën, Miriam ndan fotot më të bukura me Ameli
Kombinuar njësoj me të bijën, Miriam ndan fotot më të bukura me Ameli
0

Kombinuar njësoj me të bijën, Miriam ndan fotot më të bukura me Ameli

0
0

Miriam Cani  dhe Alban Skënderaj janë prindër të dy fëmijëve, vogëlushes Ameli që tashmë është rritur dhe është bërë një bukuroshe e vërtetë si dhe të një djali.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme familjare pranë Albanit dhe fëmijëve.

Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për revistën “Class”, ku ka folur për nismën e saj më të re në fushën e biznesit si dhe detaje nga jeta e saj private.

Miriam e ka bërë këtë intervistë së bashku me vogëlshen Ameli dhe nënë e bijë kanë realizuar një set fotografik shumë të veçantë ku kanë pozuar të veshura njësoj.

Në fotot e postuara në instagramin e saj, Miriam pozon me të bijën fillimisht me një fustan identik ngjyrë pana, më pas të dyja janë veshur me fustan të kuq, ndërsa në një tjetër pozë janë kombinuar elegante me fustan të zi.

Në të gjitha fotot ku pozojnë bashkë ato të dyja duken kaq të këndshme të kombinuara njësoj.

miriami

miriamaaa

Miriam

Link: https://www.instagram.com/p/CH2sGXGlyBA/https://www.instagram.com/p/CH2SXMsFHk1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEWzp8GF92E/