Elita Rudi dhe reperi Gjiko u bënë prindër për herë të parë në shkurt vitit të kaluar.
Vogëlushi Zëri tashmë gati dy vjeç është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë, ndërsa ka filluar të thojë fjalët e para.
Elita dhe Gjiko kanë postuar herë pas here foto dhe video shumë të këndshme me Zërin, por kjo e sotmja është kaq e veçantë.
Zëri është në duart e Elitës dhe e ka mbështetur kokën në gjoksin e saj, më pas shihet teksa përkëdhel mamin dhe buzëqesh i lumtur ndërsa thotë fjalën “nanë”.
“Ushqim i shpirtit”, shkruan Elita krahas videos unike ku tregon se sa bukur e ka nisur sot ditën.
Kujtojmë se Elita dhe Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër të një vajze.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGKdTFYhixA/