Oriola Marashi është sot një prej modeleve më të suksesshme në vend.
Gjithmonë në formë perfekte dhe me forma për t’u patur zili, modelen e shohim gjithmonë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga puna dhe jeta e saj private.
Këtë herë ajo ka postuar një foto të saj nga fëmijëria ku pozon së bashku me motrën e saj më të madhe që ka ditëlindjen shoqëruar me një urim special.
“Edhe pse nuk më ka pëlqyer asnjëherë ti ndaj gjërat e mia, me ty e kam ndarë me kënaqësi fëmijërinë dhe dashurinë për njëra tjetrën. Ti je më e çmuara për mua. Ishte një eksperiencë e mrekullueshme të rritesha bashkë me një vazjë të zgjuar dhe të këndshme si ty. Për mua do të jesh gjithmonë motra ime, partnerja im në krim(edhe pse partnerja dhe krimi jam vetë). Gëzuar ditëlindjen, të dua kaq shumë” , shkruan Oriola në një foto ku motrat pozojnë të kapura përdore.
Ajo që na ra në sy në këtë foto është Oriola e cila duket si çun me flokë të shkurtëra, ndërsa e shohim të veshur me një fustan të bardhë.
Oriola fëmijë është shumë e këndshme, edhe pse flokët e shkurtëra i japin pamjen e një çuni çapkën.
Link: https://www.instagram.com/oriolamarashi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGSnLIGHsc0/