Home ShowBiz Bebe Rexha e nis mëngjesin duke dëgjuar “Free Mc’s”, ja kënga e saj e preferuar
Bebe Rexha e nis mëngjesin duke dëgjuar “Free Mc’s”, ja kënga e saj e preferuar
0

Bebe Rexha e nis mëngjesin duke dëgjuar “Free Mc’s”, ja kënga e saj e preferuar

0
0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha e ka treguar gjithmonë se është shumë krenare për origjinën e saj.

Në rrjetet e saj sociale nuk mungojnë fotot apo videot ku tregon dashurinë e saj për Shqipërinë dhe gjithashtu përpjekjet për të promovuar kulturën e vendit nga vjen në të gjithë botën.

Së fundmi ajo ka postuar në instagram një video ku shihet me një filxhan kafeje në dorë ndërsa në sfond dëgjohet kënga “Kafexhiu” e djemve të grupit “Free Mc’s”.

Krahas videos ku Bebe shfaqet duke pirë kafe dhe duke kënduar ajo shkruan se kënga në sfond është kënga e saj e preferuar duke i informuar ndjekësit dhe miqtë e saj se kjo është një këngë shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që Bebe promovon kulturën dhe muzikën shqiptare.

Edhe më herët e kemi parë teksa ju mëson miqve të saj se si të kërcejnë vallet tradicionale shqiptare.

Link: https://www.instagram.com/beberexha/

https://www.youtube.com/watch?v=TS0w6PuiPdI

Link: https://www.youtube.com/watch?v=TS0w6PuiPdI

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIZVNL8lTrR/