Shumë persona janë intolerantë ndaj glutenit dhe konsumi i brumërave mund t’ju shkaktojë shqetësime shëndetësore.
Konkretisht nëse konsumi i makaronave, bukës, apo gjithë produkteve të tjera që përbajnë gluten ju bën të ndieni simptomat e mëposhtme atëherë është e nevojshme që ti shmangni këto ushqime, duke i zëvendësuar me produkte që nuk kanë gluten.
- Diare apo kapsllëk
Kjo është një prej shenjave më të zakonshme të personave që janë intolerantë ndaj glutenit.
- Fryrje
Një tjetër shenjë e zakonshme është edhe ndjesia e fryrjes që shfaqet edhe nëse nuk keni konsumuar shumë ushqime, dhe sidomos pasi konsumoni brumëra.
- Dhimbje abdominale
Këto lloj dhimbjesh mund të kenë shkaqe të ndryshme, por nëse janë të shpeshta dhe ju i ndieni thuajse përditë, atëherë ndoshta një prej shkaqeve mund të jetë pikërisht intoleranca ndaj glutenit.
- Lodhje
Edhe ndjesia e lodhjes dhe përgjumjes mund të lidhet me shumë shkaqe, por nëse ndiheni shpesh të lodhur dhe nëse pasi zgjoheni keni ende dëshirë të flini, ndoshta është një shenjë e qartë e problemeve me glutenin.
- Të përziera dhe dhimbje koke
Edhe këto janë dy shenja që senjalizojnë problemin e lartpërmendur. Ndërkohë shenja të tjera mund të jenë gjithashtu një memorie e keqe, depresion, ankth apo anemi.
Link: https://www.medicalnewstoday.com/articles/322050#seven-symptoms
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/_h-2jrL9cMU