Elita Rudi dhe bashkëshorti i saj reperi Gjiko janë shumë aktiv në rrjetet sociale ku i shohim të ndajnë shumë momente familjare.
Tashmë që janë bërë prindër të një djali në postimet e tyre gjithnjë e më shumë zë vend vogëlushi Zëri i cili është një fëmijë shumë i ëmbël.
E duke pasur parasysh sa fotozhenik është vogëlushi dhe sa shumë i famshëm është bërë që tani, mami dhe babi vendosën ti hapin një llogari në instagram.
Llogaria është hapur vetëm pak orë më parë dhe që tani ka rreth 500 ndjekës dhe tre foto shumë të bukura të vogëlushit.
Si Elita dhe Gjiko kanë shpërndarë ne instastory profilin e vogëlushit dhe madje Elita duket se ende nuk është e bindur plotësisht për këtë, por gjithsesi fansat e tyre dhe të vogëlushit janë të lumtur që tashmë Zëri ka një instagram në emrin e tij.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Link: https://www.instagram.com/gjikotheflyboy/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJRSlt2Fnxr/