Bora Zemani feston sot 29 vjetorin e lindjes.
Ajo ka marrë pafund urime nga miq, familjarë dhe fansa të saj, të cilët i urojnë moderatores qindra vite të lumtura.
E krahas tyre një urim shumë special vjen për Borën nga vëllai i saj.
Ai ka postuar në instagramin e tij një foto të moderatores ndërsa krahas fotos i dedikon asaj fjalët më të bukura që çdo motër do të donte të dëgjonte nga i vëllai.
“Po mundohem vërtetë shumë të gjej fjalë për të uruar një person kaq të afërt dhe po dështoj përherë. Çfarë fjalësh mund të përshkruajnë, çfarë kemi ne, çfarë fjalësh mund të përshkruajnë ndjesitë që kemi, çfarë fjalësh mund të përshkruajnë kur shkrihemi gazit të dy, çfarë fjalësh mund të përshkruajnë si më këshillon, se si më orienton, çfarë fjalësh mund të përshkruajnë se si më qorton. Çfarë fjalësh mund të përshkruajnë një dashuri kaq të fortë që ndjej për një person që tashmë nuk është vetëm motra ime, por një femër e plotësuar, një femër e cila gjithmonë kërkon absoluten, perfekten. Një femër që pavarësisht çdo gjëje, që më ka dhënë një nip, më të mrekullueshmin, pavarësisht çdo gjëje, është motra ime. Zemra ime, gëzuar ditëlindjen tënde. Gëzuar ditën tënde të uroj vetëm më të mirat në këtë jetë dhe të them që do më kesh mua përkrah teje në të mirë e në të keqe. Të puth fort”, shkruan ai krahas fotos.
Moderatorja ndërkaq është emocionuar nga fjalët e tij dhe krahas urimin shkruan: “O zemra ime të dua shumë, shumë, shumë”
Link: https://www.instagram.com/p/CJzhWeZhcYj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGAnbRxjbMR/