Home Aktualitet Tragjike, miliarderja e njohur i jep fund jetës së bashku me të bijën 5 muajshe
Tragjike, miliarderja e njohur i jep fund jetës së bashku me të bijën 5 muajshe
0

Tragjike, miliarderja e njohur i jep fund jetës së bashku me të bijën 5 muajshe

0
0

Biznesmenia e njohur nga Hong Kongu Luo Lili i ka dhënë fund jetës së bashku me foshnjen e saj.

Ajo është gjetur e pajetë bashkë me vajzën 5 muajshe në mes të një blloku pallatesh, ndërsa dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i shtëpisë së saj.

Biznesmenia e cila më herët është takuar me këngëtaren shqiptare Rita Ora dhe Hillary Clinton thuhet se vuante nga depresioni pas lindjes.

34 vjeçarja dukej e lumtur në rrjetet sociale dhe vajzën e quante një dhuratë nga Zoti, ndërsa për të atin e foshnjes nuk ka treguar asnjë gjë, ndërsa gjithmonë thoshte se është një nënë beqare.

Luo ishte themeluese e kompanisë së suksesshme Tribeluga që në 2014, dhe vinte nga një familje e pasur.

lililuo

Link: https://www.instagram.com/p/CBYekrHj3GG/

Burimi i fotos: https://www.thesun.co.uk/news/13708488/female-tycoon-jumps-to-her-death-with-baby/