Home Lifestyle 5 hapa për të ndaluar mendimet negative, është kaq e thjeshtë..
5 hapa për të ndaluar mendimet negative, është kaq e thjeshtë..
0

5 hapa për të ndaluar mendimet negative, është kaq e thjeshtë..

0
0

Forca e mendimit është padyshim një element kyç në suksesin dhe arritjen e objektivave në jetë.

Të jesh i aftë të mendosh pozitivisht dhe të largosh gjithë mendimet negative nga koka është një veti që duhet zhvilluar tek kushdo.

Si fillim duhet të dish se si ti luftosh apo ndalosh mendimet negative dhe kjo arrihet përmes disa hapave shumë të thjeshtë.

  1. Ndalimi i mendimeve

Në rastin kur e kuptoni që po mendoni negativisht dhe kjo po ndikon për keq në cilësinë e jetës tuaj, ndonjëherë është e nevojshme të thoni stop.

Nëse jeni vetëm mund të bërtisni fjalën stop, por edhe nëse nuk mund ta thoni me zë të lartë, mjafton ta përsërisni me vete dhe po njësoj do të ketë efekt.

  1. Konfirmimet pozitive

Ti përsërisni vazhdimisht vetes gjërat që do të donin t’ju ndodhnin ka rezultuar mjaft efektive.

Duke përsëritur vazhdimisht ato për të cilat ke nevojë, ti je duke i dërguar sinjale universit duke tërhequr kështu gjëra pozitive.

  1. Përcaktimi i kufijve

Kur kaloni një kohë të gjatë duke menduar negativisht, të fillosh të ndryshosh nuk është e lehtë dhe duhet më shumë kohë.  Në këtë rast është më mirë që ti vendosni vetes kufij, ose më saktë një kohë të caktuar, një ditë që të mendoni negativish dhe gjithë pjesën tjetër të kohës t’ja kushtoni pozitivitetit.

Pas kësaj edhe nëse një ditë do të riktheheni tek mendimet negative ato nuk do të kenë më të njëjtën forcë veprimi.

  1. Të shkruar dhe të shkatërrosh

Nëse jeni një person që keni shumë mendime negative, atëherë gjëja më e mirë për t’u bërë është që ti shkruani ato dhe më pas të digjni,apo grisni letrën ku i keni shkruar.

Edhe kjo është një metodë shumë e mirë për ti larguar sa më shpejt këto mendime.

  1. Thjesht sepse

Kjo është një frazë që mund ta përdorni herë pas here kur keni pasur momente jo fort të këndshme në jetën tuaj.

Kështu në raste të tilla, merrni frymë thellë dhe formoni një fjalë që nis me këtë frazë, prsh “Thjesht sepse pata një lidhje të keqe nuk do të thotë që gjithë të tjerat do të jenë kështu”.

E njëjta gjë vlen për gjithçka që dëshiron të kesh në të ardhmen.

tamara-bellis-f9HmXiFNKXM-unsplash

Link: https://unsplash.com/photos/f9HmXiFNKXM

Burimi i lajmit: https://www.thelawofattraction.com/5-techniques-stop-negative-thinking/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/WENTRcpFYM8