Këngëtarja Tuna Sejdi është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit pas zërave për ndarje nga Patrisi.
Përveç faktit që ajo dhe Patrisi nuk ndiqen më në instagram, ajo pak kohë më parë ndryshoi mbiemrin e të birit në llogarinë e tij në instagram nga Berisha në Sejdi, duke i vënë kështu mbiemrin e saj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Patrisit i cili postoi një video më të birin ndërsa shkruante Tian Berisha.
Ndërkohë aktualisht Tuna ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vetë ajo përveç reagimit të mësipërm nuk ka konfirmuar asnjë gjë sa i takon raportit me të shoqin.
Ndërkohë këngëtarja ka postuar në instagram një video me një fjalim të këngëtares Cher e cila gjatë një interviste ka thënë gjithë qetësi dhe madje duke buzëqeshur : “Unë jam shumë e këndshme dhe e mirë, por nëse ngatërrohesh me mua, unë do të fshij dyshemenë me ty”
Tuna e ka postuar këtë video në instagramin e saj, ndërsa krahas vidoes shkruan: “Fjalë”
Link: https://www.instagram.com/tunasejdi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCn4LLQlKPy/