Home ShowBiz Nga sherret tek planet për fëmijë, zbulohet biseda e fundit e Andit dhe Teas në telefon
Nga sherret tek planet për fëmijë, zbulohet biseda e fundit e Andit dhe Teas në telefon
0

Nga sherret tek planet për fëmijë, zbulohet biseda e fundit e Andit dhe Teas në telefon

0
0

Andi dhe Tea janë çifti i parë që do të dalin të përputhur nga spektakli.

Emisioni i djeshëm ishte hera e tyre e fundit në studio, pasi tashmë do të preferojnë të njihen jashtë vëmendjes së publikut dhe kamerave.

Ata të dy i janë përgjigjur pyetjeve të publikut të cilët kanë dashur të dijnë se a zihen ndonjëherë ata si dhe detaje të ndryshme nga lidhja e tyre.

Tea është përgjigjur se deri tani nuk është zënë asnjëherë me Andin, ndërsa më pas ka treguar përpara kameras bisedën e fundit në telefon.

Andi e ka vendosur emrin e saj në telefon nuse dhe madje ashtu i flet edhe në mesazhe të cilat nisin me frazën: “Mirëmengjes nuse”, më pas shohim zemra dhe mesazhe gjithë dashuri.

Ata bisedojnë me humor për planet e të ardhmes, pasi Tea i thotë që nuk ka fjetur gjithë natën dhe Andi e pyet nëse po mendonte për emrin e çunit.

Ata të dy do të jenë të pranishëm edhe të dielën  në Prime dhe më pas do të vazhdojnë të njihen jashtë emisionit.

Link: https://www.instagram.com/p/CKW1vNoB5BM/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIqyWRZBuCN/