Home ShowBiz Këndon dhe kërcen këngët e mamit para televizorit, Hana, fansja numër një e Lorit
Këndon dhe kërcen këngët e mamit para televizorit, Hana, fansja numër një e Lorit
0

Këndon dhe kërcen këngët e mamit para televizorit, Hana, fansja numër një e Lorit

0
0

Loredana dhe Mozzik një prej çifteve më të përfolura të showbizit, janë bërë me një vajzë dy vite më parë.

Vogëlushja Hana tashmë është rritur dhe  ka filluar jo vetëm të thojë fjalët e para, por gjithashtu edhe të këndojë gjithë dashuri këngët e mami Lorit.

Këngëtarja ka shpërndarë në instagram një video ku vogëlushja është përpara televizorit dhe po dëgjon një prej këngëve të saj, ndërsa fillon ta këndojë dhe kërcejë.

Mesa duket vogëlushja është fansja më e madhe e mamit, pasi jo vetëm që po e shijon muzikën, por paska mësuar edhe vargjet e këngës përmedsh dhe e dëgjojmë teksa i përsërit pas Loredanës.

Duke qenë vajza e dy këngëtarëve, Hana me siguri do të ecë në hapat e prindërve, pasi talenti dhe dëshira duket që nuk i mungojnë aspak.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI8MjYAFuzt/