Home ShowBiz As Fifi dhe as Trejsi, nuk do ta besoni me kë është filmuar Fationi i “Përputhen”
As Fifi dhe as Trejsi, nuk do ta besoni me kë është filmuar Fationi i “Përputhen”
0

As Fifi dhe as Trejsi, nuk do ta besoni me kë është filmuar Fationi i “Përputhen”

0
0

Fation Kuqari është një prej djemve më të përfolur në “Përputhen” që vendosi të largohej pa u përputhur me asnjërën prej vajzave.

Ai e shpjegoi këtë me faktin që nuk duronte dot hipokrizinë dhe pafytyrësinë e konkurentëve të cilët sipas tij ishin bërë dashnorë me njëri tjetrin.

Pas daljes ai u përfol fillimisht për një lidhje me Fifin, por që rezultoi  e pavërtetë.

Më pas u pa teksa flirtonte me Trejsi Sejdinin, ndërsa tashmë duket se ka krijuar miqësi me vajzan e Sabianit, Kejsin.

Ka qenë vetë ajo që ka shpërndarë në instagram një video ku shihet duke udhëtuar në makinë së bashku me Fationin të cilit i bën tag.

Këtë video e ka shpërndarë më pas edhe Fationi në instagramin e tij, ndërsa shohim se të dy shfaqen të lumtur duke shijuar ritmin e muzikës që po dëgjojnë në makinë.

Mesa duket ata janë miq të mirë me njëri tjetrin dhe kjo video e tregon shumë mirë raportin që kanë me njëri tjetrin.

Kujtojmë se Fationi ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes pasi paralajmëroi disa herë Melisën se do të plaste disa të vërteta, por në fund u pendua dhe vendosi të hiqte dorë.

Link: https://www.instagram.com/fation.kuqari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKrheJHBLM3xdby9EfVwB2WKBElsdouZt6_mG00/