Home ShowBiz E papritur, aktori i njohur konfirmon lidhjen me moderatoren
E papritur, aktori i njohur konfirmon lidhjen me moderatoren
0

E papritur, aktori i njohur konfirmon lidhjen me moderatoren

0
0

Pak kohë më parë në media qarkulloi lajmi i lidhjes së aktorit të njohur turk Can Yaman me moderatoren italiane Diletta Leotta.

Fillimisht ata u kapën mat ndërsa po shkëmbenin puthje në një bar, ndërsa thuhej se kishin kaluar disa ditë sëbashku në Romë.

Megjithatë as aktori dhe as moderatorja nuk reaguan pas thashethemeve dhe fotove.

Por duket se aktori ka vendosur të thyejë heshtjen duke postuar në instagram një foto së bashku me moderatoren.

Ata të dy pozojnë bashkë, ndërsa shihen duke bërë qitje të dy me kufje në vesh.

Aktori mban në dorë pistoletën,ndërsa moderatorja ka një tabelë me shënja gjuajtjesh.

“Çifti i rrezikshëm”, shkruan ai krahas fotos ku i bën tag moderatores.

Ajo që vëmë re është fakti që aktori e ka bllokuar opsionin e komenteve në foto.

Mesa duket nuk ka dashur që kjo foto të komentohet duke qenë se është hera e parë që ata të dy pozojnë hapur për publikun, duke konfirmuar në një farë mënyre lidhjen mes tyre.

can yaman

Link: https://www.instagram.com/p/CK4LoA3B5HB/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/auLTINz3PnU