Home ShowBiz Pas largimin nga “Përputhen”, Melisa ka dy fjalë për Arjan Konomin
Pas largimin nga “Përputhen”, Melisa ka dy fjalë për Arjan Konomin
0

Pas largimin nga “Përputhen”, Melisa ka dy fjalë për Arjan Konomin

0
0

Këtë të dielë në “Përputhen Prime”, Melisa njoftoi se kishte vendosur të largohej nga spektakli.

Ajo tha se e gjithë kjo zhurmë i ka krijuar një presion psikologjik të papërballueshëm dhe nga ana tjetër me asnjë prej djemve nuk sheh ndonjë mundësi për të krijuar lidhje.

Melisa tha se ka tërheqje vetëm për Atdheun, por edhe atë nuk e sheh si një person me të cilin mund të ketë një lidhje.

Ndërkohë pas largimit ajo ka vendosur të shprehë opinionin e saj për opinionistin Arjan Konomi me të cilin duhet thënë që ka pasur disa herë debate.

Megjithatë duket se debatet i ka lënë pas bashkë me emisionin, pasi për të thotë vetëm fjalë të mira dhe vlerësime pozitive.

“Arjan Konomi siç e the edhe ti vetë dje, ne të dy e kemi nisur me debat, por jam e lumtur që gëzoj një vlerësim nga ana jote dhe po të njëjtin vlerësim ke edhe ti nga ana ime. Të falënderoj për çdo kritike dhe për çdo  fjalë të mirë të thënë nga ana jote dhe ndjesë nëse në ndonjë moment edhe unë e kam ngritur zërin. Programi na njohu bashkë, por kjo nuk do ndalet kjo shoqëri vetëm se rrugëtimi im aty përfundoi”, shkruan Melisa në një foto ku pozon bashkë me Arjanin.

Melisa dol inga emisioni e papërputhur edhe pse sipas zërave ajo mund të jetë në një lidhje me Andin, të cilën vetë ajo e ka mohuar disa herë.

melisaaa

Link: https://www.instagram.com/melisalleshi111/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJbcrDJhgpzae2ZRnApfMGcbf2VzIqi4iWoTr40/,

https://www.instagram.com/p/CJ31cIglzKd/