Thuajse në të gjitha mediat është duke qarkulluar së fundmi lajmi i ndarjes së Seldit dhe Sindit.
Dyshja bënë bujë pas bërjes publike të lidhjes së tyre në ditëlindjen e modeles, por më pas i pamë të fshinin të gjitha fotot nga instagrami ndërsa shohim se as nuk e ndjekin më njëri tjetrin.
Sindi deklaroi pak më parë se nuk është e vërtetë që është ndarë nga Seldi, duke sqaruar se fotot i kanë fshirë gjatë një debati.
Në deklaratën e saj ajo madje i bëri tag edhe Seldit, por ai nuk bëri asnjë reagim mohues apo konfirmues.
Kjo bëri që të shtoheshin edhe më shumë dyshimet, çka e detyroi së fundmi Sindin që të realizojë një video ku të shpjegojë për të disatën herë se ajo dhe Seldin janë bashkë dhe nuk janë ndarë asnjëherë.
Megjithatë në këtë postim ajo nuk e ka bërë tag këngëtarin dhe vetë ai sërish ka preferuar të heshtë duke mos dhënë asnjë detaj se si qëndron e vërteta.
Link: https://www.instagram.com/cindycela/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CILU-ahnDv1/, https://www.instagram.com/p/BorntAKA6Vi/