Home ShowBiz E papritur Robert Berisha në lidhje me modelen e famshme, publikohet videoja duke u puthur
E papritur Robert Berisha në lidhje me modelen e famshme, publikohet videoja duke u puthur
0

E papritur Robert Berisha në lidhje me modelen e famshme, publikohet videoja duke u puthur

0
0

Këngëtari Robert Berisha dhe modelja e njohur italiane Maria Bove janë bërë së fundmi kryefjala e mediave.

Modelja simpatike ka qenë duke darkuar me këngëtarin dhe krahas videove të ndryshme ka postuar edhe një ku shfaqet duke shkëmbyer puthje pasionante gjatë darkës me Robert Berishën, të cilit i ka bërë tag në video, ndërsa e ka shoqëruar postimin me një zemër të madhe.

Ndërsa këngëtari ka postuar një video nga darka e tyre romantike ku fillon të filmojë modelen e cila duke qeshur i thotë: “Më ler të bëhem gati”.

“Ti je gjithmonë gati, o Zot”, dëgjohet të thotë Roberti ndërsa duket që po admiron pamjen e modeles simpatike.

Që pas ndarjes nga këngëtarja Nora Istrefi, Roberti ka qenë gjithmonë i rezervuar lidhur me jetën e tij private, por duket se së fundmi ka vendosur të ndryshojë aq sa i ka habitur të gjithë me veprimin e fundit.

Link: https://www.instagram.com/robertberishaofficial/https://www.instagram.com/maria_bove_official/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBab0bnHHz1/