Home ShowBiz “Kam qenë viktimë e bullizmit..”, Afrona reagon ndaj vetëvrasjes së modeles gjermane
“Kam qenë viktimë e bullizmit..”, Afrona reagon ndaj vetëvrasjes së modeles gjermane
0

“Kam qenë viktimë e bullizmit..”, Afrona reagon ndaj vetëvrasjes së modeles gjermane

0
0

Një ditë më parë një modele e famshme gjermane ndërroi jetë  pasi kreu vetëvrasje në moshën 25 vjeçare.

Lajmi për të, tronditi opinionin publik ku shumë personazhe të njohur kanë reaguar, pasi modelja ishte bërë e bullizmit.

Edhe këngëtari Ardian Bujupi që e njihte modelen ka reaguar me anë të një mesazhi duke shprehur trishtimin për largimin e saj nga jeta dhe fenomenin shqetësues të bullizimit të personazheve të njohur.

Një reagim për këtë ngjarje dhe për fenomenin në fjalë e ka bërë edhe modelja Afrona Dika duke pranuar se edhe ajo vetë në fëmijërinë e saj është bullizuar.

“Kam qenë viktimë e bullizmit në fëmijëri dhe kam kaluar shumë situata që tani më kanë bërë edhe më të fortë. Jeta nuk është gjithmonë e lehtë. Ka momente të vështira që nuk janë të thjeshta për t’u përballur. Bëhu i fortë dhe gjithmonë i vërtetë me veten dhe do ta duash gjithmonë veten tënde”, shkruan Afrona në një status të postuar në instagram.

afronaaaaa

Link: https://www.instagram.com/afronadika/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLFdDZclWkY/