Kjo e dielë përkon me ditën e dashuruarve dhe shumë çifte të njohura kanë filluar që tani të shkëmbejnë dhuratat dhe të bëjnë prenotime për atë ditë.
Moderatorja Elita Rudi ka treguar në instagram dhuratën e parë që ka marrë për këtë ditë dhe jo nuk vjen nga Gjiko.
Për mami Elitën ka menduar Zëri i cili i ka sjellë asaj një pusullë dhe disa lule.
Brenda në pusullë shkruhet: “Gëzuar Shën Valentinin mami, të dua”, ndërsa jashtë një zemër e madhe e kuqe me emrin e Zërit.
Elita është emocionuar kaq shumë dhe e ka shpërndarë një foto të vogëlushit që i drejton pusullën.
Elita dhe Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.
Ata janë në pritje të një vajze që pritet të vijë në jetë muajin që vjen.
Link: https://www.instagram.com/elita.rudi/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CKuHhXvhvxd/