Pasi Ana e “Përputhen” u largua nga produksioni, pas publikimit të fotove me Arionin, ajo është rikthyer sërish dhe këtë herë në cilësinë e moderatores.
Ana ja ka dalë me sukses gjatë pasdites së djeshme dhe ka arritur ta bëjë për vetë publikun.
Kjo duket qartë në mesazhet e shumta të dashurisë që ajo ka marrë nga miq dhe fansa të saj, të cilët e kanë përgëzuar.
Madje Ana është habitur nga gjithë dashuria që ka marrë dhe për këtë ka realizuar një video falënderuese të cilën e ka shpërndarë në instagram duke u shprehur shumë e lumtur që ka arritur të marrë aq shumë dashuri dhe që publiku mezi e ka pritur rikthimin e saj.
Ajo ka falënderuar gjithashtu edhe autoren e programit për mundësi që i dha për t’u rikthyer sërish.
Fakti që Ana është pëlqyer dhe përgëzuar duket qartë në mesazhet e shumta që ka marrë, një pjesë të të cilave ajo i ka publikuar në instagram.
Link: https://www.instagram.com/_callmebeba_/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJl3PR8lhxz/