Home Aktualitet Muzika në zi, ndërron jetë papritur muzikanti i njohur shqiptar
Muzika në zi, ndërron jetë papritur muzikanti i njohur shqiptar
0

Muzika në zi, ndërron jetë papritur muzikanti i njohur shqiptar

0
0

Muzikanti i njohur shqiptar Valton Berisha ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme.

Lajmin e kanë konfirmuar miqtë e tij në rrjetet sociale të cilët janë shprehur të trishtuar për këtë humbje të madhe në botën e muzikës.

Kompozitori Florent Boshnjaku ka shpërndarë një foto të muzikantit në llogarinë e tij në Facebook teksa shkruan: “Eh more Valton, shpirti yt i mirë ka me qenë gjithmonë present mes neve. Pusho i qetë”

Ende nuk është bërë i ditur motivi i largimit nga jeta të muzikantit, ndërsa të shumtë janë ata që e kanë ngushëlluar familjen, ndërsa e kanë konsideruar largimin e tij  nga jeta një humbje të madhe për botën e muzikës.

valton berisha

Link: https://www.facebook.com/florent.boshnjaku

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/IVDwedyOS3s