Home ShowBiz Momentet më të bukura me Zërin në dy vite, Elita emocionon në ditëlindjen e tij
Momentet më të bukura me Zërin në dy vite, Elita emocionon në ditëlindjen e tij
0

Momentet më të bukura me Zërin në dy vite, Elita emocionon në ditëlindjen e tij

0
0

Dy ditë më parë, djali i Elitës dhe Gjikos festoi dy vjetorin e lindjes.

Ata të dy organizuar për të voglin e tyre një festë me shokët dhe shoqet e kopështit ku nuk mungoi argëtimit, ëmbëlsira dhe dhuratat.

Por një moment shumë special në ditëlindjen e të voglit është një mesazh i shpërndarë nga vetë Elita e cila ka postuar në instagram një video me momentet më të bukura të Zërit nga dita e parë e lindjes e deri në ditët e sotme.

“Urime ditëlindjen Zëri i nanës. Kurrë nuk do ta harroj momentin kur të morra në krahët e mi. Ti më mësove dashurinë pa kushte, dashurinë e pastër, dashurinë e pashterrshme. Ti më dhe epitetin nënë, o gëzimi im i parë. Për mu ti je arritja më e madhe e jetës, sakfrifikova gjithçka nga karriera ime që të kujdesesha për ty në mënyrën më të mirë e ti sot po feston dy vjetorin e lindjes. Nuk uroj më asgjë për jetën, uroj vetëm shëndetin tënd. Të do nani dhe babi”, shkruan Elita në një video montazh me momentet më të bukura pranë vogëlushit.

Kujtojmë se Elita dhe Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.

Këtë herë ata janë në pritje të një vajze që do të vijë në jetë shumë shpejt.

151788186_695466641140858_7061476676498001048_n

Link: https://www.instagram.com/p/CLhWaubBcYi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJRdpoxBydp/