Home ShowBiz “Një barbi e vërtetë…”, Elisabeta Franchi mbulon me komplimenta Marina Vjollcën
“Një barbi e vërtetë…”, Elisabeta Franchi mbulon me komplimenta Marina Vjollcën
0

“Një barbi e vërtetë…”, Elisabeta Franchi mbulon me komplimenta Marina Vjollcën

0
0

Moderatorja Marina Vjollca pak kohë më parë është bërë brand ambassador i firmës së famshme të veshjeve “Elisabeta Franchi”.

Ajo ka udhëtuar shpesh së fundmi në Milano, ku e kemi parë të vijojë bashkëpunimin me stilisten e famshme italiane me të cilën ka zhvilluar një takim gjatë udhëtimit të fundit.

Elisabeta ka postuar në instagram pjesë nga takimi me Marinën ndërsa thotë se ajo është një perfaqësuese e denjë e firmës së saj në Shqipëri, ndërsa e konsideron një vajzë shumë të bukur, perfekte, si një kukull barbi.

Ajo e ka pyetur Marinën se çfarë do të thotë për vajzat shqiptare dhe për vetë Marinën të veshin rrobat e saj.

Marina është përgjigjur se është një ëndërr  si për të, ashtu edhe për vajzat shqiptare që të veshin Elisabeta Franchi.

Stilisja e famshme italiane e ka vlerësuar gjithmonë Shqipërinë, dhe gjithë personat me të cilët ajo ka bashkëpunuar dhe që e kanë përfaqësuar denjësisht.

Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK8ydApD7qd/https://www.instagram.com/p/CK9QGSrjGrq/